Ndarja nga jeta e ish-diplomati të lartë çek, Begaj: Shqiptarët do ta kujtojnë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës
Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë, Karel Schëarzenberg.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” presidenti Begaj shkruan se Schëarzenberg po lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Ndërsa vuri në dukje se shqiptarët do ta kujtojnë atë për kontributin në njohjen e Kosovës.
“Vdekja e Karel Schëarzenberg lë një zbrazëti të thellë në politikën dhe shoqërinë evropiane. Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e tij në njohjen e Kosovës. Ngushëllime të përzemërta popullit çek dhe Presidentit Petr Pavel”, shkruan Begaj.
Karel Schëarzenberg, ishte një prej figurave kryesore të Çekisë pas komunizmit. Ai ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të dielën e 12 nëntorit.
Schëarzenberg ishte një prej mbështetësve kryesorë të pavarësisë së Kosovës edhe para se ajo të shpallej nga Prishtina zyrtare në shkurt 2008, ndërsa ishte ministër i Jashtëm kur Çekia e njohu atë në maj 2008.
Schëarzenberg shërbyeu dy herë si ministër i Jashtëm i Çekisë mes viteve 2007 dhe 2013 dhe në Kosovë shihej si një mik i vendit.
Në janar të vitit 2008, një muaj para së Kosova të shpallej e pavarur, Schëarzenberg kishte thënë se “në një kohë të duhur Çekia do ta përkrahë deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.