Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të poetit të njohur, Agim Doçi.
Ndërsa ka shprehur ngushëllimet për lajmin e trishtë, Nikolla deklaron se artisti i poezisë do të jetojë në këngët të cilave u dha jetë.
“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mira këngëve, të qindra këngëve për Kosovën, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.
Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.
U prehsh në paqe, Mjeshtër!”, shkruan Nikolla në rrjetin social Facebook.
Agim Doçi u nda nga jeta dy ditë pasi ishte shtruar në reanimacion prej hemoragjisë cerebrale.
Mbi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të poetit dhe mjeshtrit të madh Doçi ka reaguar edhe Lulzim Basha. Ky i fundit shprehet se Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.
“I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi!
Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët!
Le të prehet në paqen e merituar”, shkruan Basha.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.