Categories: AktualitetLajme

Ndarja nga jeta e “Sokratit” shqiptar, mbahen homazhet për Mirush Kabashin

Po mbahen këtë të mërkurë (6 dhjetor) homazhet për “Sokratin” shqiptar, Mirush Kabashin. Homazhet për artistin e madh, “Nderin e Kombit” po zhvillohet në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Të shumtë kanë qenë artistët shqiptarë të cilët kanë mbajtur homazhe për artistin i cili mbylli sytë përgjithmonë më 5 nëntor, duke i lënë një boshllëk të madh jo vetëm artit teatrot, e artit në përgjithësi, por gjithë shqiptarëve.

“Sokrati” shqiptar i drejtohet sot banesës së fundit.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër. Ai u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë më 1970 dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Mirush Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

15 hours ago

Celibashi: Fleta e votimit e madhe! Do të zmadhojmë dhomën e votimit

Në emisionin politik “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, përgjatë intervistës me…

15 hours ago

Moti-Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

2 days ago

Kombëtarja: Të gjithë nën urdhrat e Silvinjos, në stërvitje edhe lojtarë nga Abissnet Superiore

Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në…

2 days ago

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për…

2 days ago

Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive…

2 days ago

This website uses cookies.