Ndërgjegjësim për kafshët endacake, të ardhurat nga panairi do të shkojnë për ushqyerjen e kafshëve endacake
Disa të rinj animalistë zgjodhën rrugën “28 Nëntori” në qendër të Shkodrës, në një prej orareve më të populluara, për të sensibilizuar qytetarët në lidhje me përkujdesjen ndaj kafshëve endacake të qytetit. Këtë nisëm zgjodhën ta bëjnë përmes shitjes së artikujve artizanale, të punuara nga vetë ata. Të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për ushqyerjen e kafshëve endacake.
“Interesi nga ana e qytetarëve nuk ka munguar”, shprehet nismëtarja e kauzës.
Kjo iniciativë pritet të vijojë edhe në të ardhmen.