Ndërhyhet në trasenë e urës së Bunës, riparimet do të kryhen brenda kësaj jave

Bashkia Shkodër ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne rikonstruksionin e trasesë së Urës së vjetër të Bunës. E amortizuar nga lëvizja e motorrëve, por edhe kushtet atomosferike, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër ka nisur sot zevëndësimin e të gjithë trasesë së dëmtuar.
Punimet janë ndjekur edhe nga kryetari i Bashkisë Shkodër, këtë mëngjes, ku ka falenderuar punonjësit, të cilët po kryejnë këtë ndërhyrje edhe përballë temperaturave të larta.
Puna në këtë ndërhyrje pritet të përfundojë brenda 3 ditësh, ndërkohë që sipas projektit teknik do të bëhet zevëndësimi i 105 dërrasave të dëmtuara, ndërkohë që do të kryhet edhe lyerja e të gjithë trasesë së urës, e cila ndihmon në ruajtjen e dërrasave nga dëmtimi për shkak të kushteve atmosferike.