Ndërhyrja në kanalin vaditës, banorët pranojnë se ndotja krijohet prej tyre

Vetëm pak ditë më pare, Bashkia Shkodër bashkë me Bordin e Kullimit Lezhë, ndërhynë në pastrimin e kanalit në segmentin Mali Hebe- Beltojë.
Duket se nuk ka zgjatur shumë, kur në këtë kanal, me një gjatësi rreth 1 km, të evidentohen sërish mbetje plastike të hedhura më së shumti nga vetë banorët.
Vetë banorët pranojnë se gjendja e krijuar vjen si pasojë e mos ndërgjegjësimit të tyre.
Pastrimi i këtij kanali të parë, nën administrimin e Bordit të Kullimit në Lezhë, zgjidh jo vetëm problematikën e vaditjes gjatë stinës së verës, por edhe minimizon përmbytje të mundshme gjatë stinës së dimrit. Ky kanal vaditës është tepër i domosdoshëm për fermerë, pasi ka një gjatësi të konsiderueshme.