Lajme

Ndërhyrja në kanalin vaditës, banorët pranojnë se ndotja krijohet prej tyre

Vetëm pak ditë më pare,  Bashkia Shkodër bashkë me Bordin e Kullimit Lezhë, ndërhynë në pastrimin e kanalit në segmentin Mali Hebe- Beltojë.

Duket se nuk ka zgjatur shumë, kur në këtë kanal, me një gjatësi rreth 1 km, të evidentohen sërish mbetje plastike të hedhura më së shumti nga vetë banorët.

Vetë banorët pranojnë se gjendja e krijuar vjen si pasojë e mos ndërgjegjësimit të tyre.

Pastrimi i këtij kanali të parë, nën administrimin e Bordit të Kullimit në Lezhë, zgjidh jo vetëm problematikën e vaditjes gjatë stinës së verës, por edhe minimizon përmbytje të mundshme gjatë stinës së dimrit. Ky kanal vaditës është tepër i domosdoshëm për fermerë,  pasi ka një gjatësi të konsiderueshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

10 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

11 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

11 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.