Ndërhyrja në sistemin TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça në gjykatë: S’kam kopjuar asnjë të dhënë
Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i akuzuar për ndërhyrje në sistemin TIMS ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij. Teksa u paraqit në Gjykatë, Muça i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, tha shkurtimisht për mediat se akuzat ndaj tij janë spekulim mediatik dhe se ai nuk ka marrë asnjë të dhënë.
“E gjitha kjo është një spekulim mediatik, deklarohem i pafajshëm. Unë kam bërë thjeshtë detyrën, nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. Të gjitha veprimet i kamë bërë sipas procedurës”, u shpreh ai.
Në gusht 2023, një ndërhyrje e paligjshme në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit solli një shqetësim në nivelet më të larta drejtuese të shtetit, si dhe përfaqësitë diplomatike në Shqipëri. Kjo çoi në një hetim të thelluar.
Drejtori i IT Ervin Muça u ndalua në flagrancë gjatë kopjimit të të dhënave të TIMS. Rasti zbuloi emërime të paligjshme në role të IT-së së policisë, përfshirë edhe atë të drejtorit Ervin Muça, i cili nëpërmjet një sërë dokumentash të falsifikuara në Itali kishte arritur të shkonte deri në nivelet më të larta të drejtimit të një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.
Lajmi po përditësohet…