Ndërhyrja për lirimin e kolektorëve, në ditën e dytë të tij, aksioni vijoi në zonën e Draçinit

Ka vijuar në ditën e dytë të tij, aksioni i përbashkët i Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime në lidhje me lirimin e kolektorit të Draçinit.

Punonjës të Ujësjellësit, IMT dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, vijuan sërish në segmentet e bllokuara të kësaj zone të Shkodrës nga ndërtimet pa kriter në vite.

Për inxhinierin e Ndërmarrjes së Ujesjellësit, Ferdinand  Duro, kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme për të çliruar qytetin,  jo vetëm nga këto ndërtime, por edhe për lirimin dhe qarkullimin e ujërave të shiut që rrezikonin qytetin kur kishte reshje shiu.

Aksioni për lirimin e kolektorit nga zona e Perashit deri në Draçin ka nisur një ditë më parë, me një task forcë të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, mes tre institucioneve UKQ, IMT dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike.

Janë disa objekte të cilat do të shëmben. Ato janë kryesisht mure rrethuese dhe garazhe,  të cilat janë ndërtuar ndër vite duke bllokuar rrjedhën normale të kolektorit kryesor të qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.