Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës
Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës
Spitali Rajonal i Shkodrës për herë të parë ka bërë një ndërhyrje të rrallë në Shqipëri, stentimin e arteries karotide tek një pacient me ishemi cerebrale.
Kirurgu Besmi Grizhja thotë se nëse në vazhdimësi do të ketë mbështetje logjistike të avancuar atëherë është e mundur që në Spitalin e Shkodrës këto operacione të jenë më të shpeshta.
Pacienti që bëri këtë ndërhyrje në Spitalin e Shkodrës ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore , ndërsa për një kohë të shkurtër doli nga spitali.
Pas trajtimit të këtij rasti, reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu , duke përgëzuar mjekët e Shkodrës për këtë rast.