Ndërhyrje në dy monumentet e kulturës, DRTK Shkodër po shqyrton projektet e banesave të Pashko Vasës dhe Oso Kukës
Shkodra është një nga qarqet me numrin më të madh të objekteve të trashëgimisë kulturore, që gëzojnë statusin “Monument Kulture”. Dy prej tyre siç janë: Shtëpia e patriotit Pashko Vasa dhe ajo e Oso Kukës pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve restauruese. Kjo bëhet me dije nga vetë drejtuesja e DRTK Shkodër, Besara Podgorica, e cila shprehet se kjo drejtori po shqyrton deri në detaje këto projekte.
Falë programeve mbështetëse, DRTK Shkodër ka kryer ndërhyrje ose po mendon të kryeje edhe në objekte të tjera të trashëgimisë kulturore që ndodhen jashtë qarkut të Shkodrës, por brenda juridiksionit të saj.
Pak ditë më parë përfundoi ndërhyrja restauruese nga FSHZH e një tjetër objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, siç ishte ai i Urës së Mesit, ndërsa ato pritet të kenë ndikimin e tyre edhe në rritjen e interesit nga ana e vizitorëve.