Nderim për misionarët e pajtimit / Memorial përkujtimor për disa figura nga të gjitha trevat shqiptare
U përkujtuan në Gziq të Mirditës, pikërisht në vendin ku lindi kuvendi i Arbërit 800 vite më parë, disa figura nga të gjitha trevat shqiptare me kontribut në shoqëri kryesisht në pajtimin e gjaqeve.
Ata u përjetesuan përmes memorialeve të ngritur në nderim të tyre. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm pasardhës të tyre , përfaqësues të komuniteteve fetare dhe banor të zonës.
I pranishëm në këtë aktivitet kryegjyshi botëtor i bektashinjve Edmond Brahimaj dha një mesazh për shoqërinë që të kontribojnë sa më shumë në vendin e tyre.
Aktiviteti përkujtimor në nderim të këtyre përsonave u organizua nga Komiteti Mbarëkombëtar i Pajtimit të Gjaqevë i cili i vlersoi dhe me çertifikata mirenjohje familjet e të ndjereve.