Nderim personaliteteve të diasporës – Koncerti me këngë e humor erdhi nën regjinë e mjeshtrit Besnik Çinari

besnik cinari personaliteteve diaspores

18 figura të diasporës, me kontribut në muzikë, sport e filantropi u nderuan me “Çertifikatë Mirënjohje” nga Këshilli i Qarkut dhe Bashkia Shkodër në një mbrëmje të veçantë dedikuar atyre.

E konceptuar si një spektakël me këngë e humor, organizimi i tij në teatrin “Migjeni” kishte si regjisor Mjeshtrin e Madh, Besnik Çinari.

Ky vlerësim riktheu në Shkodër  regjisorin Zehrudin Dokle, që mban mbi supe edhe një rekord prej 48 shfaqjesh pa ndërprerje në këtë teatër.

Megjithëse kanë vite që jetojnë larg vendit të tyre, ata nuk e kanë ndalur asnjëherë kontributin për Shkodrën.

Në mesin e figurave të nderuara ishin edhe dy artistët e ndarë nga jeta, Karlo Radoja dhe Viktor Triepshi për kontributin e tyre në muzikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.