Ndërkombëtarizimi i universiteteve – Çurçija: Forcojmë kapacitetet me universitetet evropiane në shkencat bio-mjekësore
Ndërkombëtarizimi i kurrikulave të lëndëve bio-mjekësore dhe bashkëpunimi me universitetet evropiane ishte tema e një workshopi të organizuar në bibliotekën shkencore të Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”.
Në kuadër të projektit Erasmus synohet forcimi i kapaciteteve dhe kompetencave dixhitale në edukimin bio-mjekësor në programe të përbashkëta studimi me studentët e universiteteve më të mira evropiane.
Para dy vitesh, qeveria shqiptare akordoi një fond të veçantë për të mbështetur këtë proces dhe universitetet, duke parë si prioritet edhe kërkimin shkencor, sepse është një nga sugjerimet e Komisionit Evropian edhe në progresraport.