Teatri “Migjeni” mblodhi spektatorët shkodranë në aktivitetin e fundit për vitin 2023 në këtë tempull të kulturës. “Ndërmendje”, koncerti tradicional i fund vitit pati si protagoniste Orkestrën Simfonike të Shkodrës nën drejtimin e Maestro Jetmir Barbullushit. Kjo natë artistike erdhi nën moderimin e Arlinda Çaushollit dhe u kompletua nga disa prej artistëve të mirënjohur shkodranë dhe ata të rinj që interpretuan pjesë të njohura të kompozitorëve vendas dhe botërorë.
Kësaj feste të fund vitit ia shtuan bukurinë interpretimet e korit “Prenkë Jakova” me drejtues Gjon Shllakun dhe artistëve të vegjël të QKF “Kujtim Alija”.
“Për fatin tonë këtë herë ishte me të vërtet “Ndërmendja” e qytetit të Shkodrës e aktivitete dhe artistëve të saj” tha drejtuesi artistik Gjon Shllaku.
“Orkestra në këtë koncert kishte goxha program, vepra shumë të njohura që sot luhen në të gjitha orkestrat e botës dhe e përballoi me shumë pjekuri”, tha dirigjenti Jetmir Barbullushi.
E ftuar e veçantë e kësaj mbrëmje ishte sopranoja nga Kosova Adelina Paloja.
“Një kënaqësi e jashtëzakonshme të isha sot këtu aq më tepër të pritem me kaq shumë duartrokitje nga publiku shkodran i cili është aq i ngrohtë”, tha sopranoja Adelina Paloja.
Natë e veçantë ishte edhe për tenorin shkodran Riad Bashi që rikthehet të këndojë në teatrin “Migjeni” pas 7 vitesh.
Koncerti “Ndërmendje” solli në skenë edhe këngëtaren Myfarete Laze ndërsa “Marshi i Fiskulturistëve” ngriti në këmbë spektatorët e njëkohësisht shënoi fundin e një tjetër edicioni të tij. Ai do të vijë i plotë gjatë ditëve në vazhdim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.