Categories: LajmeSportFutboll

Nderohet Lekë Koçobashi, ceremoni për ish-futbollistin kampion në stadiumin “Loro Boriçi”

Ish – futbollisti  i njohur i Vllaznisë, Lekë Koçobashi, është nderuar me rastin e 80-të vjetorit të lindjes, me një ceremoni emocionuese, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përpara ndeshjes ndërkombëtare, Vllaznia-Valur, ish- futbollisti kampion i Vllaznisë së viteve 70-të, Lekë Koçobashi, zbriti në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, pikërisht në këtë stadium, kur më herët ai quhej “Vojo Kushi”, ku Koçobashi fitonte në vitin 1972 titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

 Teksa  shfaqej në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, i shoqëruar nga kryebashkiaku shkodran Benet Beci, presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe drejtuesit e zyrës së sportit,  Auron Miloti dhe Alban Hasani, Koçobashi mori  duatrokitjet e ngrohta të tifozërisë shkodrane, ndaj të cilëve ai përcjell mirënjohje në adresë të tribunave të stadiumit. Në shenjë mirënjohje për kontributin e shquar dhënë ndër vite me ekipin kuqeblu, në emër të institucionit që ai drejton, kryebashkiaku shkodran Benet Beci i ka dorëzuar Lekë Koçobashit çertifikatën e “Mirënjohjes”.

 Ndërkohë, nga presideti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, Koçobashi ka marrë uniformën e Vllaznisë me numrin 80-të, aq vite sa ai ka mbi supe.

 Lekë Koçobashi, është fitues i dy Kupave të Republikes me Vllazninë në vitin 1965 dhe 1972, si dhe do të shpallej kampion kombëtar në sezonet 1971-72 dhe 1973-74.

 Pas largimit nga futbolli i fushës, Lekë Koçobashi, do të vijonte në detyrën e trajnerit të futbollit me ekipet e moshave, ndërkohë që sot, edhe pse në moshë 80- vjeçare vazhdon të jetë aktiv duke ndjekur Vllazninë, jo vetëm në ndeshjet zyrtare,  por edhe stërvitje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.