Ndërprerje energjie dhe pa ujë të pijshëm/Bërdica e Mesme, fshati që kërkon investime

berdica 1
Njësia Administrative e Bërdicës përballet të paktën prej dy dekadash, me mungesën ujit të pijshëm, që shumë prej tyre e mbushin ku të munden, si dhe me ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë për shkak se në këtë zonë nuk është investuar përgjatë viteve në rrjetin elektrik. Sipas banorëve, riparimet nuk e kryejnë më funksionin e tyre dhe është nevoja që tashmë të inevstohet në shtylla elektrike dhe përcjellës të rinj.Jetesa për banorët e 2500 familjeve në njësinë administrative Bërdicë, është e vështirë në çdo stinë të vitit pasi mungesat janë të mëdha në shërbimet elementare jetike që i nevojiten një komuniteti. Banorët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për investime në autoritetet përkatëse , por për vite me rradhë kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.