Lajme

Ndërpriten reshjet, bien temperaturat – Përmirësohet lehtë situata hidrike në liqenin e Fierzës

Mëngjesi i kësaj të hëne nisi me përmirësime të kushteve të motit. Reshjet e shiut u ndërprenë pas mesnate por temperaturat shënuan rënie të menjëhershme mes 8 dhe 12 grade celsius. Gjithsesi vranësirat mbeten të pranishme pothuajse në të gjithë verilindjen.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë katër ditëve dhanë shumë pak ndikim në përmirësimin e situatës hidrike duke shtuar prurjet vetëm në 75 metër kub ujë në sekonde nga 40 metër kub ujë në sekonde që ishin të premten, ndërsa nivelin e ujit në liqenin e Fierzës e rriten vetëm me 30 cm në 24 orët e fundit.

Aktualisht niveli i ujit është 271.6 metra mbi nivelin e detit  me tendencë rritje graduale nga 271,25 metra mbi nivelin e detit që ishte në fundjavë.  Hidrocentrali i Fierzës punon me kapacitet të reduktuar me dy turbina  për prodhimin e energjisë elektrike. Reshjet e dendura të shiut ri sollën gjatë natës  problematikat në disa akse rrugore si pasojë e rënies së gurëve dhe inerteve nga skarpatet anësore, kryesisht në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Peshkopinë, Fushë Arrezin por edhe në Margegaj – Valbone dhe Dushaj-Lekbibaj në bashkinë e Tropojës.

Probleme u shfaqen edhe në rrugët rurale të disa fshatrave. Kompanitë sipërmarrëse dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve rurale të bashkive punuan për pastrimin dhe rivendosjen e qarkullimit normal në akset problematike. Energjia elektrike u ndërpre për disa orë në disa fshatra të njësive administrative Bytyc, Lekbibaj, Gjinaj, Zapod, Grykecaje e Surroj.

Grupet e punës të OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku mungon. OSHEE tha se në pjesën më të madhe të fshatrave defektet janë riparuar dhe furnizim me energji vijon normalisht.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

14 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

14 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

15 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

15 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

15 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

15 hours ago

This website uses cookies.