Ndërpriten reshjet e borës/Akset e qarkullueshme, shkëputet energjia
E shtuna ka sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.Lajm i mirë është ndërprerja e reshjeve të shiut dhe dëborës. Firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve rrugore kanë vijuar me kriposjen e rrugëve për shkak të ngricave në rrugë.Në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh si dhe Bogë Theth nuk ka reshje bore.Rrugët janë të pastruara dhe qarkullohet pa problem, megjithatë specialistët apelojnë për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të pajisen me zinxhirë për shkak të ngfricave. Problem në 24 orët e fundit është mungesa e energjisë elektrike.Nga komunikimet me strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun e Shkodrës informohemi se për shkak të erave të forta ka shkëputje të furnizimit me energjisë elektrike në zonat e Vau Dejësit, Komanit, Pukës, Velipojës dhe disa njësi në malësi të madhe. Strukturat e operatorit të energjisë elektrike bëjnë me dije se janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve si dhe rikthimin e energjisë.