Ndërpriten reshjet e dëborës / Akset e qarkullueshme në të gjithë Qarkun

bora

bora

Gjatë natës në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka patur reshje mesatare dëbore. Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit këto reshje janë ndërprerë. Mjetet borëpastruese menjëherë kanë nisur punën në terren, jo vetëm për pastrimin dhe kriposjen, por edhe krijimin e hapësirave në mënyrë që të ketë vend nderrimi mes automjeteve.

Qarkullimi po vijon normalisht. Inspektorët e ARRSH apelojnë drejt shoferëve që të kenë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Ndërkohë që rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.Shqetësim vijon të mbeten shkëputjet sporadike të energjise elektrike si pasojë e defekteve dhe mbingarkesës në rrjetin elektrik. Disa orë më vonë OSHEE bëri me dije se energjia është rikthyer në të gjitha zonat malore. Aktualisht qarku Shkodër është i qarkullueshëm në të gjithë segmentet e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.