Ndërpritet për disa minuta energjia elektrike në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit

Tirana dhe disa qytete të tjetra të vendit, mbetën pa energji elektrike për disa minuta këtë të premte (21 qershor). Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi rreth orës 12:20 , ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një defekti në linjën 400 kv të OST, linja e interkonieksionit që vjen nga Podgorica. Pa drita mbetën edhe Korça, Elbasani e qyteti i Durrësit.
Operatori i Sistemit Te Transmetimit nuk ka reaguar ende lidhur me situatën e krijuar.