Categories: AktualitetLajme

Ndërpritet seanca për “Gërdecin”, dy dëshmitarët e parë: Ishim në ndërtesë kur ndodhi shpërthimi

Është ndërprerë seanca në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për çështjen Gërdeci, kjo pasi avokati i ish-ministrit Fatmir Mediu ka një tjetër seancë në Apel.

Në seancën e sotme kanë dëshmuar Sokol Ngjeci dhe Saje Çiku dy dëshmitarët e parë, të dy të punësuar në fabrikën e demontimit të armëve, në kohën kur ndodhi tragjedia në 2015-ën.

Në rrëfimin e saj, Çiku u shpreh se ditën e tragjedisë ka qenë në punë, dhe ka dëgjuar që po kryheshin saldime karrocash. Ai shtoi se në fabrikën e demontimit të armëve nuk ka pasur mjete për fikjen e zjarrit.

“Kam qenë e punësuar tek fishekët në qershor 2007. Në shkurt 2008 nisa te predhat. Më punësoi Feriz Muza. Merresha me mbushjen e arkave me fishekë. Unë laja predhat. Feriz Muca ishte përgjegjës. Nuk kishte makineri për predha dhe nuk kam bërë trajnim për punën që beja. Ishte vakt dreke kur ndodhi shpërthimi. Përdoreshin karroca për transportimin e materialeve. Kam dëgjuar se saldoheshin karrocat, por nuk e di se kush i saldonte. Nuk kishte mjete për fikjen e zjarrit. Jam pyetur edhe më parë për këtë çështje”, dëshmoi ajo.

Më tej, Çiku u shpreh se në momentin që ndodhi shpërthimi, ajo ndodhej brenda në ndërtesë, por nuk ka kuptuar se nga kanë dalë flakët. Ajo tha se, ka pësuar pak djegie te flokët dhe në këmbë.

“Në 2007 nuk kam parë asnjë herë zjarr, grupi jonë nuk ka patur karroca të dëmtuara. 1 karrocë kishim të gjithë si grup. Ishim brenda në ndërtesë kur ndodhi shpërthimi. Nuk e di nga doli flaka, vetëm ika me vrap. U dogja pak në kokë te flokët dhe në këmbë. Djali im, 17 vjec, punoi 4 muaj në fabrike. Shefi i madh ishte Dritani”, rrëfeu ajo.

Ndërsa dëshmitari I dytë në seancën e sotme, Ngjeci u shpreh se në vendin ku bëhej demontimi kishte barut. Ditën kur ndodhi tragjedia, Ngjeci rrëfen se I ka kërkuar një tjetër personi q ëtë largonte barutin pasi ishte me tonelata. Teksa tregon emrin e drejtorit, Ngjeci shprehet se ditën e shpërthimit, ka parë flakën që shkonte deri në lartësinë 30 metra, ndërsa I kanë rrëfyer se flakët dolën nga baruti që ndodhej mbi karrocë.

Ditën e shpërthimit, rrëfen më tej ai, baruti nuk ishte larguar nga sheshi ku grumbullohej.

Deri në 2004 kam qenë ushtarak në Ministrin e Mbrojtjes. Në 21 janar 2008 nisa punë te fabrika e demontimit. Më tha një shoku im që kishte vende të lira pune. Unë fola me Sokol Gjeçin, pastaj u takova me Sokolin dhe Deliorgjin në fabrikë. Takova disa persona (Vasil Çangen, Petritin, Ervisin…) më treguan proceduren e punës. Unë kisha 4 punëtorë, vinin arkat e municioneve dhe unë i hapja.

Në vendin ku bëhej demontimi kishte barut. Fadroma merrte predhat, baruti futej në thasë. Ditën e shpërthimit i them një personi që quhej Boran të largonte barutin, pasi ishte mbledhur shumë. Kishte sasi të madhe baruti. Ishte me tonelata. Përgjegjës kishim Vangjelin dhe Veizin. Dritanin kishim drejtor. Trajnim bëra vetëm ditën e parë. Sokol Gjeci na e shpjegoi procedurën.

Baruti, djegoret dhe predhat largoheshin nga fabrika. Kishte mjete që shërbenin për fikjen e zjarrit. Atë dite kishte një zjarrfikëse të madhe te dera. Ditën e e shpërthimit, vetëm pash flakën e madhe një shtëllungë tymi të bardhë të shkaktuar nga baruti dhe u largova me vrap bashkë me punëtorët e mi. 25-30 metra e gjatë flaka. Më thanë më vonë se flaka doli nga thesi i barutit që ishte mbi karrocë. Nuk di gjë për saldime.

Baruti grumbullohej çdo ditë në shesh, por ditën që ndodhi shpërthimi nuk ishte larguar nga aty. Filloi transportimi rreth orës 11:45 minuta”, tregoi ai.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars të vitit 2008. Nga shpërthimi në depon e municioneve në Gërdec, mbetën të vrarë 26 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Si pasojë e shpërthimit u shkatërruan edhe qindra shtëpi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

52 mins ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

1 hour ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

1 hour ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

2 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

2 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

2 hours ago

This website uses cookies.