Ndërrimi i viteve i gjen në punë / Shërbimi Zjarrfikës i Shkodrës në gatishmëri me 3 grupe të gatshme
Pavarësisht dëshira për të festuar, puna i detyron ata që edhe këto ditë festive t’i kalojnë pranë mjediseve të punës. Shefi i Sektorit të Ndërhyrjes së Shpejtë pranë Repartit Zjarrfikës në Shkodër, Bashkim Ramaj, thotë se për natën e ndërrimit të viteve është përgatitur plani i punës që do të ndiqet me 3 grupe të gatshme.
Shefi i këtij shërbimi kërkoi dhe bashkëpunimin e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjarre.
Ai ka edhe një apel për drejtuesit e automjeteve që sapo të dëgjojnë alarmin të hapin rrugën për qarkullim, si dhe të mos parkojnë nëpër rrugë të ngushta, sepse vonesa për të mbërrritur në vendngjarje mund të shkaktojë ndonjë ngjarje të rëndë.
Natën e Ndërrimit të Viteve shërbimi zjarrfikës në Shkodër do të operojë me tre automjete, ku njëri do të jetë i pozicionuar për raste emergjence, në sheshin “ Nënë Tereza” në qendër të qytetit.