Ndërrimi i viteve në Kukës, festohet në familje, me fëmijët e të afërmit
Në qytetin e Kukësit ditët e fundi vitit kanë shtuar ndjeshëm lëvizjet në numër të lartë. Qytetarët po bëjnë blerjet e fundit për këtë sezon si dhe emigrantët kanë ardhur për të festuar me familjet e tyre.
Nata e ndërrimit te viteve për banorët do jetë me familjaret ne shtëpitë e tyre te cilëve u vijnë edhe të afërm që presin nga jashtë vendit.
Ata nuk ngurojmë te bëjnë edhe urimin për festat. Rrugët janë mbushur me automjete dhe njerëz në tregjet për festat e fundi vitit. Po ashtu edhe Bashkia është kujdesur për dekorikim e qytetit me zbukurimet festive.