Ndërrohet ora/ Akrepat shkojnë 60 minuta para
Duke nisur nga sot akrepat kanë lëvizur një orë para.
Në këtë mënyrë do të humbasim një orë gjumë dhe kështu lëvizja e akrepave do të ndikojë në trupin tonë, por do të shijojmë një orë më shumë dritë.
Sipas llogaritjeve do të rikthehet përsëri në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.Kujtojmë se nga viti 2021 vendet e BE-së, secila veç e veç, do të vendosin nëse do të ndjekin praktikën e ndryshimit të orës, apo do të aplikojnë orën sipas kalendarit.