Ndërron jetë Aleksei Navalni, opozitari dhe kritiku i zëshëm i presidentit rus Putin
Aleksei Navalni, opozitari dhe një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ndërroi jetë të premten në rrethana ende të panjohura.
Navalni po qëndronte prej më shumë se 300 ditësh i burgosur që vite më parë.
47-vjeçari kishte dalë për ajrim në burg, “kur humbi ndjenjat dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë,” njoftoi Shërbimi Federal i Burgjeve.
Navalni në fillim të shkurtit u dërgua në izolim për 10 ditë në burgun “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua në dhjetor.
Edhe para se të burgosej nga autoritetet, opozitari përjetoi vdekjen pas helmimit me gaz neurotoksik në vitin 2020, siç pretendon Gjermania, ku ai u kurua.
Navalni ishte dënuar me disa vite burgim për shkelje të rregullave të dënimit me kusht dhe për përvetësim fondesh, ndërsa “Fondacioni Kundër Korrupsionit” që dikur kryesohej prej tij është shpallur organizatë terroriste.
Gushtin e kaluar, një gjykatë e vendosi ta vuajë dënimin me burg sipas një “regjimi special”. “Ujku polar” ku po mbahej Navalni konsiderohet një prej burgjeve më strikte në Rusi.