Categories: BotaLajme

Ndërron jetë Aleksei Navalni, opozitari dhe kritiku i zëshëm i presidentit rus Putin

Aleksei Navalni, opozitari dhe një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ndërroi jetë të premten në rrethana ende të panjohura.

Navalni po qëndronte prej më shumë se 300 ditësh i burgosur që vite më parë.

47-vjeçari kishte dalë për ajrim në burg, “kur humbi ndjenjat dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë,” njoftoi Shërbimi Federal i Burgjeve.

Navalni në fillim të shkurtit u dërgua në izolim për 10 ditë në burgun “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua në dhjetor.

Edhe para se të burgosej nga autoritetet, opozitari përjetoi vdekjen pas helmimit me gaz neurotoksik në vitin 2020, siç pretendon Gjermania, ku ai u kurua.

Navalni ishte dënuar me disa vite burgim për shkelje të rregullave të dënimit me kusht dhe për përvetësim fondesh, ndërsa “Fondacioni Kundër Korrupsionit” që dikur kryesohej prej tij është shpallur organizatë terroriste.

Gushtin e kaluar, një gjykatë e vendosi ta vuajë dënimin me burg sipas një “regjimi special”. “Ujku polar” ku po mbahej Navalni konsiderohet një prej burgjeve më strikte në Rusi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

6 hours ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

6 hours ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

6 hours ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

6 hours ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

6 hours ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

6 hours ago

This website uses cookies.