Ndërron jetë e moshuara, ra aksidentalisht në lumin Fan

ura mbi lumin fab
Një shetase 70-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ura e lumit Fan, teksa po kalonte për të shkuar në shtëpi. E moshuara ka humbur jetën dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë është dërguar për ekszaminim.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.