Ndërron jetë edhe ish-partneri i maratonomakes, e cila humbi jetën si pasojë e djegjeve në trup

Ish-i dashuri i maratonomakes Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë si pasojë e djegjeve të mëdha të marra në momentin kur vendosi që të bënte gjestin ekstrem kur dogji me benzinë ish të fejuarën e tij.
Dickson Ndiema dogji atleten pak ditë më parë kur ajo u kthye në shtëpi nga kisha.
Sipas autoriteteve lokale konflikti mes të dyve kishte nisur për shkak të një toke në veri-perëndim të Kenias, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej.
Ndiema ndërroi jetë të hënën pasi kishte pësuar djegje të rënda në gati 70% të trupit.