Ndërron jetë fituesja e Çmimit Nobel për Letërsinë, Lois Klak

Lois Klak
Poetja amerikane dhe laureatja e Nobelit për Letërsinë Lois Klak (o. Louise Gluck) ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare.
Glück ka lindur në Nju Jork në vitin 1943 dhe është rritur në Long Island.
Ajo ishte 23 vjeçe kur përfundoi përmbledhjen e saj të parë të botuar me poezi, “I parëlinduri” i vitit 1968.
Për koleksionin e saj me poezi polifonike “The Wild Iris”, botuar në 1992, u nderua, me Çmimin Pulitzer.
Ajo u nderua në vitin 2020 nga Akademia Suedeze për “zërin e saj të veçantë poetik” dhe ishte bërë gruaja e 16-të që merrte Çmimin Nobel për Letërsinë.
Në më shumë se 50 vjet, Louise Gluck botoi një duzinë koleksionesh me poezi, ese dhe një roman, “Maridold and Rose: A fiction” (2022), për jetën e brendshme të dy binjakëve shumë të ndryshëm./CNN