Ndërron jetë foshnja e braktisur/ Dëshmia e mamasë: Jam e pamartuar. S’doja të merrej vesh nga familja

119d820f2abf42e0b71b8d03a52ce47a

119d820f2abf42e0b71b8d03a52ce47a

Foshnja e sapolindur e cila u gjet e braktisur të mërkurën (8 nëntor) në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ndërroi jetë ditën e sotme. Mamaja e foshnjës, 30-vjeçarja e cila braktisi fill pas lindjes foshnjen e saj, ka deklaruar para efektivëve të policisë se, arsyeja e veprimit të saj lidhej me faktin se ishte e pamartuar dhe familja nuk kishte dijeni mbi shtatëzëninë.

Ajo është shprehur se nuk ka dashur që shtatzënia e saj të merrej vesjh as nga familjarët, as nga të afërmit dhe as nga opinioni publik.

Jam e pamartuar dhe nuk kam fëmijë të tjerë. Arsyeja që e fsheha shtatzëninë dhe braktisa bebin, është fakti se nuk doja që të merret vesh nga familjarët e mi, por edhe opinioni. Jam e pamartuar, nuk dua të flas për babain e foshnjes“, ka deklaruar 30-vjeçarja.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, kur në media u pasqyrua lajmi se foshnja u gjet e braktisur në një bodrum pallati, nga një banor i zonës.

Mbi ngjarjen e rëndë reagoi më herët dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili bëri me dije lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të foshnjes, duke theksuar se kjo ngjarje, kërkon reflektim dhe ndërmarrje të masave konkrete.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.