Ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer
Ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer. Lajmi u bë i ditur të hënën pasdite, ndërsa thuhet se Franc Bekenbauer ndërroi jetë të dielën në moshën 78-vjeçare. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij kur ndërroi jetë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franc Bekenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, – njoftoi familja.
Tashmë Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh të të gjitha kohërave. Ai ishte kampion bote si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990, si dhe kampion dhe fitues i Kupës së Evropës me FC Bayern.
Franc Bekenbauer kishte kohë që ishte tërhequr nga publiku për një kohë të gjatë. Vdekja e djalit të tij Stephan në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 ndikuan në shëndetin e tij, i cili u përkeqësua.
Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit e dërrmuan, duke bërë që ai të vuante shumë kohët e fundit.