Ndërron jetë Marti Ahtisari, diplomati që hartoi planin për pavarësinë e Kosovës

a30151139e694e50b4012bb19ba0c265

a30151139e694e50b4012bb19ba0c265

Marti Ahtisaari, ish-presidenti i Finlandës i nderuar me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008 për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Fondacioni që ai krijoi për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme bëri të ditur se Ahtisari ndërroi jetë ditën e sotme.

Ahtisari mbahet mend për arritjen e marrëveshjeve të paqes në lidhje me tërheqjen e Serbisë nga Kosova në fund të viteve 1990, përpjekjen e Namibisë për pavarësi në vitet 1980 dhe autonominë për provincën Aceh në Indonezi në vitin 2005.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në procesin e paqes në Irlandën e Veriut në fund të viteve 1990, duke u ngarkuar me monitorimin e procesit të çarmatimit të grupit terrorist IRA.

Kur Komiteti Norvegjez i Nobelit të Paqes zgjodhi Ahtisaarin në tetor 2008, u shpreh se çmimi i jepej për “përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe për më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”.

Ahtisari, i cili ishte president i vendit nordik për një mandat gjashtëvjeçar 1994 deri në 2000 më vonë themeloi Iniciativën për Menaxhimin e Krizave me bazë në Helsinki, që synonte parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme përmes dialogut dhe ndërmjetësimit joformal.

Plani i Ahtisarit për Kosovën

Për shqiptarët, Ahtisari mbahet mend për planin e tij për Kosovën. Në 2007, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, i cili ishte ndërmjetësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, përpiloi një dokument – i njohur më shumë në publik si Plani i Ahtisarit – i cili i dha garanci të forta komunitetit serb.

Ky plan rregullon një varg çështjesh, nga ato të kulturës, gjuhës, fesë, traditës, por edhe të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe pronës, deri te formimi i komunave me shumicë serbe, nëpërmjet procesit të decentralizimit.

Sot, ekzistojnë gjithsej dhjetë komuna në Kosovë që janë të banuara me shumicë serbe. Gjashtë prej tyre ndodhen në jug të lumit Ibër – Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Kllokoti dhe Parteshi – përderisa katër të tjera, që i lidh territori, ndodhen në veri të tij – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Ky dokument ka shërbyer si bazë për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, në të cilën komunitetet pakicë “diskriminohen pozitivisht”. Për shembull, në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende parlamentare janë të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa dhjetë të tjera për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë. Serbët, po ashtu, kanë një vend të garantuar në Qeverinë e Kosovës.

Plani i Ahtisarit mbron Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe pronat e tij, ndërsa më 2008, duke u bazuar në atë dokument, u miratua Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura. Ky ligj siguron mbrojtjen e manastireve dhe kishave ortodokse, si dhe të objekteve të tjera fetare në Kosovë, dhe mbron vendet e tjera kulturore dhe historike, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Ekziston edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që gjuha serbe, e cila përdoret zyrtarisht në Kosovë, duhet të promovohet dhe të ruhet. Serbët në jug të Ibrit e kanë pranuar Planin e Ahtisaarit, i cili i hapi rrugën integrimit të tyre brenda institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës, përderisa ata në veri të lumit e refuzuan atë deri më 2013, kur u arrit Marrëveshja e parë e Brukselit, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dy vjet më vonë, më 2015, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila përcaktoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyç të tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.