Categories: BotaLajme

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare, ish-kryeministri i Kinës, Li Keqiang

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, ish-kryeministri i Kinës, Li Keqiang. Ky i fundit ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premte (27 tetor) si pasojë e një ataku në zemër.

Lajmi u raportua nga media shtetërore e Kinës, e cila bëri me dije se  Li pati një atak të papritur në zemër mbrëmjen e 26 tetorit dhe mbylli sytë përgjithmonë në orën 00:10 minuta të ditës së sotme.

Li, shërbeu si kryeministër i vendit për një dekadë, nga 2013 deri në mars të këtij viti nën udhëheqësin e fortë Xi Jinping.

Ai mbështeti përpjekjet për të rritur punësimin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

Li, i njohur për përdorimin e aftësive të tij në gjuhën angleze me raste në paraqitjet jashtë kontinentit, shihej se përfaqësonte një qasje të ndryshme ndaj lidhjeve të Kinës me botën, në një kohë kur marrëdhëniet e vendit me Perëndimin janë bërë gjithnjë e më të tensionuara.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkëta. Të dy vendet duhet të vënë më shumë energji në tokën e tyre të përbashkët dhe të zgjerojnë interesat konvergjente”, tha Li në konferencën vjetore për shtyp në mars 2021.

Li, një teknokrat me arsim të lartë me diploma në drejtësi dhe ekonomi, konsiderohej miqësor me sektorin privat. Ai shihej se kishte një qëndrim gjithnjë e më të ndryshëm të politikës ekonomike nga Xi, i cili forcoi kontrollin e partisë mbi ekonominë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitjet për Eurovision, “Shkodra Elektronike” rikthehet në RTSH, gati për turin

"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…

3 hours ago

Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…

3 hours ago

Koçiu: 10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…

3 hours ago

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

3 hours ago

Spektakël në pushim, finalja e Kupës së Botës 2026 njësoj si finalja e Superbowl

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…

3 hours ago

This website uses cookies.