Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare ish-futbollisti amerikan OJ Simpson, ja historitë tronditëse që la pas
Ish-futbollisti amerikan, OJ Simpson ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeccare. Ai ishte liruar në mënyrë kontroverse për vrasjen e dyfishtë.
Orenthal James Simpson u bë i famshëm si futbollist në kolegj para se të luante në NFL.
Në vitin 1995, ai u shpall i pafajshëm për vrasjen e ish-gruas së tij Nicole Broën duke tronditur mbarë Amerikën.
Në vitin 2008, ai u dënua me 33 vjet burg për akuzën e grabitjes me armë. Simpson u la i lirë në vitin 2017, ndërsa sot ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
“Ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe nipërit e tij”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.
Ndërkaq, mësohet se pas vdekjes së tij, kontributet atletike të Simpson do të ruhen në arkivat e “Pro Football Hall of Fame” në Canton, Ohio.
Simpson ishte lojtari i parë profesionist i futbollit që bëri më shumë se 2000 metra gjatë një sezoni të NFLter.
Simpson kreu gjithsej 76 goditje gjatë karrierës së tij profesionale të futbollit amerikan dhe u përfshi në “Pro Football of Fame” në vitin 1985.