Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gylen, kundërshtari i presidentit Erdoan

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gylen, kundërshtari i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayip Erdogan).

Raportohet se shkak për vdekjen u bënë problemet kardiovaskulare, për të cilat kleriku mysliman ishte shtruar në një spital të Pensilvanisë. Ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1999.

Faqja Herkul, ku publikohen predikimet e të ndjerit, njoftoi se Guleni ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

Gyleni akuzohej prej Erdoanit për grushtin e shtetit të vitit 2016, që përfundoi pa u realizuar.

Ai ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe jashtë vendit, ndërsa vitet e fundit i kaloi duke mohuar akuzën se orkestroi tentativën për grusht shteti kundër presidentit Erdoan. Revolta e atëhershme përfundoi me 250 persona të vrarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.