Bill Cobbs, aktori i njohur shumëvjeçar me role të paharrueshme në filma sikurse “Night at the Museum” dhe “The Bodyguard” ka vdekur në moshën 90-vjeçare.Një nga anëtarët e familjes së Cobbs shkroi në Facebook se aktori vdiq “i qetë” në shtëpinë e tij në Kaliforni të martën. TMZ ishte i pari që raportoi për vdekjen e tij.
“Një partner i dashur, vëlla i madh, xhaxha, prind zëvendësues, kumbar dhe mik, Bill së fundmi dhe i lumtur festoi ditëlindjen e tij të 90-të i rrethuar nga të dashurit e tij”, shkroi familja e tij në mesazh.
“Si familje ne ngushëllohemi duke ditur që Bill ka gjetur paqe dhe prehje të përjetshme me Atin e tij Qiellor. Ne kërkojmë lutjet dhe inkurajimin tuaj gjatë kësaj kohe”.Karriera e Cobbs u shënua me afro 200 role në filma dhe televizion.
Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…
Në orën 02:00 të mëngjesit të 30 marsit, akrepat lëvizën 60 minuta përpara, duke rikthyer…
Maldivet e Evropës, plazhe si të Tajlandës – kisha lexuar shumë fraza të tilla për…
Izraelitët kanë dalë në protestë pasi kërkojnë që qeveria izraelite të sigurojë lirimin e pengjeve…
Kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Duke uruar besimtarët…
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit duke përcjellë edhe…
This website uses cookies.