Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolini, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

At Artur Liolini

At Artur Liolini

Atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet me dije Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, teksa e konsideron ndarjen nga jeta të atë Artur Liolinit një humbje të madhe.

Në datën 28 shtator 2023 ndërroi jetë Atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij”, thuhet në reagim.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, teksa shkruan se Atë Liolini do të kujtohet si pasardhës i denjë të Fan Nolit.

Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston. At Liolinin, këtë figurë të shquar të Kishës Ortodokse dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, do ta kujtojmë përherë si pasardhës të denjë të Fan Nolit, themeluesit të kësaj kishe.  Në vitin 1991, At Liolini realizoi ëndrrën e tij, duke meshuar në 22 qytete të Shqipërisë.

Ai nuk ishte thjesht një udhërrëfyes shpirtëror, por mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, mbështetje të cilën e shprehu edhe nëpërmjet botimeve ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike mbi çështjen shqiptare. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan Begaj.

Artur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin “Princeton”. Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij, atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit ortodoks shqiptar.

Atë Arturi ka bërë disa vizita në Shqipëri. Në vitin 2010 ai mirëpriti në Boston Kryepiskopin Anastas, me rastin e 100-vjetorit të Kryedioqezës Shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.