Categories: Lajme

Ndërron jetë nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad

Ka ndërruar jetë nobelisti i shquar shqiptaro-amerikan, dr. Ferid Murad.

Shkencëtari Ferid Muradi lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dr Murati ishte mjek-farmakolog dhe studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë dhe fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998, per zbulimin se si oksidi nitrik (NO) vepron si një molekulë sinjalizuese në sistemin kardiovaskular, duke zbuluar  një mekanizëm krejtësisht të ri me anë të të cilit enët e gjakut relaksohen dhe zgjerohen.

“Ai ishte një nga emrat më të shquar të kombit tonë me të cilin jemi ndjerë krenarë të gjithë ne”, shkruhet në ngushëllimet që shprehu online Fakulteti i Mjekësisë, për familjen, kolegët e komunitetit mjekësor dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Babai i Ferid Muradit ishte Xhabir Murat Ejupi, një emigrant shqiptar nga Gostivari në Maqedoninë e Veriut të sotme, i cili më pas ndryshoi emrin e tij në John Murad.

Familja zotëronte një restorant të vogël ndërsa Murati ishte duke u rritur, dhe ai e kaloi rininë e tij duke punuar në biznesin e familjes.

Në klasën e tetë, iu kërkua të shkruante një ese ku të zgjidhte tri drejtime për karrierën dhe ai shkroi: mjek, mësues dhe farmacist (në 1948, farmakologjia klinike nuk ishte ende një disiplinë në mjekësi).

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mobilizimi UÇK që ndodhi 26 vjet më parë

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…

1 hour ago

Trump paralajmëron tarifat 50% për naftën ruse: Jam i zemëruar me Putinin!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…

1 hour ago

Tërmeti shkatërrues në Mianmar, mbi 1.700 viktima. OBSH apel për 8 mln dollarë ndihma

OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e…

1 hour ago

Opozita turke bën thirrje për mitingje javore dhe bojkot më të thellë ekonomik, reagon Imamoglu

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu bëri thirrje për unitet me rastin e festës…

2 hours ago

Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës

Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin…

2 hours ago

Balla: Marrëveshja e pensioneve me Greqinë, brenda mandatit të ri

Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…

2 hours ago