Ndërron jetë senatori Lieberman, ishte hebreo-amerikani i parë i nominuar për zv.president në SHBA
Pas një komplikimi shëndetësor, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan Xhozef Lieberman. Ai shërbeu për 24 vite si Senator i Kënektikatit (Connecticut) nga viti 1989 deri në 2013. Familja Libermen konfimoi i se ish-senatori ndërroi jetë për shkak të një komplikacioni shëndetësor.
Ish-kandidati për president Al Gore e zgjodhi atë për postin e zëvendëspresidentit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, duke u bërë hebreo- amerikani i parë që u nominua për një post kaq të lartë nga një parti e madhe në SHBA. Katër vjet më vonë, ai kërkoi nominimin demokrat për president, por pa sukses.
Kujtojmë se Libermen propozoi legjislacionin për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili u krijua në përgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Senatori amerikan gjatë një vizite në Prishtinë në vitin 2007 kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës.