Kej Bernshtajn ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 43-vjeçare. Lajmi është bëri i ditur nga Herta e Berlinit nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
“Klubi, stafi drejtues dhe të gjithë punëtorët janë të shtangur nga ajo ç’ka ka ndodhur. E gjithë familja e Hertës është në zi dhe i qëndron pranë familjes së Kejit”, thuhet në njoftim.
Bernshtajn, i cili vjen nga bota e shkallëve të stadiumit, ka mbuluar rolin e presidentit të klubit që prej verës së 2023-it. Në 1998 ai formoi grupin e tifozëve “Harlekins Berlín” dhe në tri periudha të ndryshme i është mohuar hyrja në stadium për shkak të thyerjes së rregullave.
Në asamblenë e klubit të mbajtur më 26 qershor 2022, Bernstajn arriti të zgjidhej edhe pse përballë kishte figurë të fortë siç ishte ajo e Frank Shtefel, funksionar i partisë CDU. Në atë kohë Bernshtajn fitoi me 1.670 vota përballë 1.280 të grumbulluara nga sfidanti. Ai u bë kështu i pari ultras, i cili merrte edhe pozicionin e presidentit.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.