Ndërron jetë “Zotni Nardi”/Ferdinand Bushati dha kontribut në evidentimin e artistëve të Shkodrës
“Zotni Nardi” kështu e thërrisnin të gjithë sepse ai vërtetë ishte një zotëri i fisëm duke e merituar titullin që ia kishin vënë. Ferdinand Bushati nuk është më mes nesh dhe artistëve që aq shumë i donte pasi këtë të mërkurë ai ndërroi jetë duken merituar paqen e përjetësisë.
Rreth dy vite më parë ai festoi 90-vjetorin e lindjes, i rrethuar nga miq e ish-nxënës që gëzonin respekt për mësues Nardin. Ferdinand Bushati ishte drejtues i Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” deri në vitet ’90 kur më pas pushoi së ekzistuari si institucion, me një kontribut të jashtëzakonshëm në evidentimin e artistëve të Shkodrës që aq shumë e deshi.
Ngushëllime për mësues Nardin shprehu edhe Kryetari i Bashkisë Benet Beci përmes postimit të tij në rrjetet sociale. Pak kohë më parë, Bashkia e Shkodrës nisi prodhimin podcast-it “Gjurmë zërash” nën drejtimin e gazetarit Adrian Hoti. Ky cikël i dedikuar personaliteteve të spikatura nisi me një intervistë me Ferdinand Bushatin që ishte edhe e fundit në jetën e tij.
Pushofsh në paqe “Zotni Nardi”!