Ndërtesat muzeale rrezik për kalimtarët / Ish- zëvendësministri i kulturës: ligji ekziston, shtetizohen nëse nuk ndërhyjnë pronarët
Dhjetëra ndërtesa në Gjuhadol dhe në pjesë të tjera historike të Shkodrës janë në rrezik shembjeje, ndërsa mosmarrëveshjet mes pushtetit vendor dhe pronarëve kanë prodhuar një ngërç që pengon rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre.Nuk kanë qënë të pakta rastet kur ndërtesat janë shëmbur pjesërisht dhe kanë rrezikuar kalimtarët. Rasti më i fundit ndodhi 1 vite e gjys më pare, kur suvaja e një ndërtese të vjetër, i ra në kokë aktorit Nikolin Ferketa dhe mbeti i lënduar, teksa po interpretonte në shfaqje në zonën muzeale të “Gjuhadolit”.
Ish-Zëvëndësministri Zef Çuni me profesion arkitekt thotë se ligji ekziston kur qytetarët nuk i restaurojnë objektet që paraqesin rrezik, atëherë shteti i restauron ose i shtetizon dhe pronarët kompensohen me vlerën aktuale që ka objekti.
Zona muzeale e Gjuhadolit është rindërtuar në vitin 2012 nga një fond i Bashkimit Europian dhe që atëherë investimet në këtë zonë kanë qënë të pakëta. Kohë më parë institucionet përgjegjëse bënë një shëmbje të kontrolluar të një pjese të ndërtesës në këtë zonë, por jo mjaftueshëm pasi rreziku vijon të jetë prezent.