Ndërtime pa leje, policia e Shkodrës procedon penalisht dy shtetas
Specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit të policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, njëri me banim në Grudë të re dhe tjetri në Velipojë, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronën e tyre. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për një shtetas, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera, policia në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme te energjisë elektrike, në banesën e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.