Ndërtimet pa leje, Manja: Brenda këtij sesioni miratojmë ligjin për anulimin e gjobave të paekzekutuara

Screenshot-2024-12-05-114544-696x450

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohej në lidhje me nismën e Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, tha se mazhoranca i ka votat dhe se do ta miratojë para Vitit të Ri.

Sipas Manjës janë gjoba të paekzekutuara ndër vite.

“Është shumë e thjeshtë të nderuar kolegë, ky parlament e ka të drejtën legjitime me ligj që t’i anulojë gjobat. A jeni dakord që ky parlament me ligj të anulojë gjobat ndër vite të vendosura nga IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit), pyetja është shumë e thjeshtë, ne si mazhorancë kemi numrat dhe do t’i anulojmë këto gjoba”, u shpreh Manja.

“Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite, një pjesë e gjobave janë ekzekutuar një pjesë janë pa ekzekutuar pasi janë në pamundësi për t’u ekzekutuar. Ky është thelbi, kjo është ajo që ju djeg ju. Në vend që të vinit këtu dhe të bashkoheshit me ne, ju vini këtu dhe mbani parlamentin ‘jo procedura’, ‘jo banat’, ‘jo krimi’”, tha Manja.

Manja kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës.

“Bëhuni një moment dhe bashkohuni me ne për t’iu dhënë para Vitit të Ri këtyre njerëzve që ende nuk i kanë ekzekutuar gjobat, për pamundësi objektive por që ligjin e kanë shkelur ama. Ky parlament doni apo nuk doni ju brenda këtij sesioni do të miratojë ligjin për anulimin  gjobave të paekzekutuara”, tha Manja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.