Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohej në lidhje me nismën e Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, tha se mazhoranca i ka votat dhe se do ta miratojë para Vitit të Ri.
Sipas Manjës janë gjoba të paekzekutuara ndër vite.
“Është shumë e thjeshtë të nderuar kolegë, ky parlament e ka të drejtën legjitime me ligj që t’i anulojë gjobat. A jeni dakord që ky parlament me ligj të anulojë gjobat ndër vite të vendosura nga IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit), pyetja është shumë e thjeshtë, ne si mazhorancë kemi numrat dhe do t’i anulojmë këto gjoba”, u shpreh Manja.
“Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite, një pjesë e gjobave janë ekzekutuar një pjesë janë pa ekzekutuar pasi janë në pamundësi për t’u ekzekutuar. Ky është thelbi, kjo është ajo që ju djeg ju. Në vend që të vinit këtu dhe të bashkoheshit me ne, ju vini këtu dhe mbani parlamentin ‘jo procedura’, ‘jo banat’, ‘jo krimi’”, tha Manja.
Manja kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës.
“Bëhuni një moment dhe bashkohuni me ne për t’iu dhënë para Vitit të Ri këtyre njerëzve që ende nuk i kanë ekzekutuar gjobat, për pamundësi objektive por që ligjin e kanë shkelur ama. Ky parlament doni apo nuk doni ju brenda këtij sesioni do të miratojë ligjin për anulimin gjobave të paekzekutuara”, tha Manja.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.