Ndërtimet pa leje në Patok, Prokuroria e Lezhës dërgon dosjen për gjykim
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut në Kurbin.
Prokuroria kërkoi dërgimin për gjykim të 8 shtetasve të akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.
Për gjykim për “Ndërtim të paligjshëm” u dërgua Nikoll Frangaj, ndërsa për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim shtetasit Flori Gjini, Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Jetmir Mxhika, Shan Preçi, Artur Perdoda dhe Rivelino Ismajlaj.
Ndërsa për Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj të akuzuar për veprën penale të “Ndërtim pa leje”, Prokuroria kërkoi pushim të hetimeve.
Prokuroria kërkoi shuarjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola dhe pushimin e hetimeve në lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunën e Patokut.