“Ndërtimi i lajmit në ueb”/ Akademia e Trajnimeve, seminar me gazetarët e RTSH
Akademia e Trajnimeve në Radiotelevizionin Shqiptar organizoi seminarin për gazetarë me temë “Ndërtimi i lajmit në ueb”.
Seminari u organizua në ambientet e RTSH-së në datat 25 dhe 26 tetor, me gazetarë të pranishëm nga redaksitë e televizionit, radios dhe uebit.
Pjesa e parë e trajnimit e vendosi theksin te aspektet teorike se çfarë përbën lajm, mënyrat e ndërtimit të tij dhe parimet e lajmit.
Trajnerja Klarida Saliu u shpreh se qëllimi i trajnimit ishte rifreskimi i njohurive.
“Qëllimi i këtij trajnimi ishte rifreskimi i njohurive mbi lajmin në tërësinë e tij, elementet bazë të ndërtimit të lajmit, vlerat dhe parimet e tij, struktura e ndërtimit të lajmit në ueb dhe se si lajmet ndikohen, krijohen, ndikohen dhe konsumohen nga audiencat e internetit,” tha Saliu.

Më pas trajnimi u ndal te praktika, duke analizuar tekste dhe duke bërë diskutime në lidhje me problematikat me të cilat po përballen sot mediet e internetit, kryesisht problemet e etikës dhe dezinformimit.
“Gazetarëve iu ofrua një paketë e plotë informacioni, si dhe ushtrime praktike. Trajnimi u realizua sipas metodës interaktive, bashkëbisedime, shkëmbim eksperiencash, duke përfunduar me konkluzione lidhur me etikën e përcjelljes se lajmit, duke analizuar gjithashtu edhe problematikat dhe disa nga pasojat më të rëndësishme të mundshme të evolucionit të lajmeve në internet. Duke vlerësuar të ardhmen e lajmeve online, trajnimi u fokusua edhe në paketën e plotë të mjeteve digjitale, platformat e shumta që bashkëshoqërojnë lajmin për ta bërë atë lehtësisht të konsumueshëm për lexuesin,” u shpreh trajnerja Saliu.
Ky është i disati në vazhdën e trajnimeve të organizuara nga Akademia e RTSH-së, që lidhet me platformat e reja të raportimit në epokën digjitale.
Trajnimi synoi rritjen profesionale të punonjësve, me qëllim që lajmi i prodhuar në ueb nga njëra anë t’i përshtatet ritmit të botës virtuale, si edhe të ruajë integritetin e gazetarit në drejtim të informimit të audiencës dhe besimin e publikut.