Categories: AktualitetLajme

“Ndërtimi i lajmit në ueb”/ Akademia e Trajnimeve, seminar me gazetarët e RTSH

Akademia e Trajnimeve në Radiotelevizionin Shqiptar organizoi seminarin për gazetarë me temë “Ndërtimi i lajmit në ueb”.

Seminari u organizua në ambientet e RTSH-së në datat 25 dhe 26 tetor, me gazetarë të pranishëm nga redaksitë e televizionit, radios dhe uebit.

Pjesa e parë e trajnimit e vendosi theksin te aspektet teorike se çfarë përbën lajm, mënyrat e ndërtimit të tij dhe parimet e lajmit.

Trajnerja Klarida Saliu u shpreh se qëllimi i trajnimit ishte rifreskimi i njohurive.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte rifreskimi i njohurive mbi lajmin në tërësinë e tij, elementet bazë të ndërtimit të lajmit, vlerat dhe parimet e tij, struktura e ndërtimit të lajmit në ueb dhe se si lajmet ndikohen, krijohen, ndikohen dhe konsumohen nga audiencat e internetit,” tha Saliu.

Pjesa e parë e trajnimit e vendosi theksin te aspektet teorike se çfarë përbën lajm, mënyrat e ndërtimit të tij dhe parimet e lajmit.

Trajnerja Klarida Saliu u shpreh se qëllimi i trajnimit ishte rifreskimi i njohurive.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte rifreskimi i njohurive mbi lajmin në tërësinë e tij, elementet bazë të ndërtimit të lajmit, vlerat dhe parimet e tij, struktura e ndërtimit të lajmit në ueb dhe se si lajmet ndikohen, krijohen, ndikohen dhe konsumohen nga audiencat e internetit,” tha Saliu.

Më pas trajnimi u ndal te praktika, duke analizuar tekste dhe duke bërë diskutime në lidhje me problematikat me të cilat po përballen sot mediet e internetit, kryesisht problemet e etikës dhe dezinformimit.

Gazetarëve iu ofrua një paketë e plotë informacioni, si dhe ushtrime praktike. Trajnimi u realizua sipas metodës interaktive, bashkëbisedime, shkëmbim eksperiencash, duke përfunduar me konkluzione lidhur me etikën e përcjelljes se lajmit, duke analizuar gjithashtu edhe problematikat dhe disa nga pasojat më të rëndësishme të mundshme të evolucionit të lajmeve në internet. Duke vlerësuar të ardhmen e lajmeve online, trajnimi u fokusua edhe në paketën e plotë të mjeteve digjitale, platformat e shumta që bashkëshoqërojnë lajmin për ta bërë atë lehtësisht të konsumueshëm për lexuesin,” u shpreh trajnerja Saliu.

Ky është i disati në vazhdën e trajnimeve të organizuara nga Akademia e RTSH-së, që lidhet me platformat e reja të raportimit në epokën digjitale.

Trajnimi synoi rritjen profesionale të punonjësve, me qëllim që lajmi i prodhuar në ueb nga njëra anë t’i përshtatet ritmit të botës virtuale, si edhe të ruajë integritetin e gazetarit në drejtim të informimit të audiencës dhe besimin e publikut.

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

20 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

20 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

20 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

20 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

20 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

20 hours ago

This website uses cookies.