Ndërtimi i molos tek ura e Bunës, faza e parë e projektit përfundon brenda pak ditëve
Faza e parë e punimeve për rikualifikimin e molos është drej përfundimit.
Aktualisht është bërë i mundur ndërtimi molos, ku do të ankorohen mjetet e vogla lundruese. Gjithashtu po bëhet edhe sheshimi I zonës për t’i lënë radhë pastaj fazës së dy të projektit, që ka të bëjë me gjelbërimin dhe sistemimin sheshit përreth.
Pjesë e rikualifikimit të molos është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.
Finanacues i ketij projekti është Qeveria Shqiptare, ndërsa do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ky investim që kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër.